Biznesmenët indianë të kërkuar për mashtrim e pastrim parash, investojnë në Shqipëri

Dy shtetasit indianë Nitin dhe Chetan Sandesara të akuzuar nga autoritetet e vendit të tyre për vjedhjen dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve, kanë hapur biznese në Shqipëri madje mësohet se ata po ndërtojnë edhe në jug të vendit.

Lajme

21/03/2019 22:56

Dy vëllezërit Sandesara kanë qenë pronarët e kompanisë farmaceutike Sterling Biotech.

Periskopi kishte raportuar para disa javësh  se si kryeministri Ramush Haradinaj e priti zyrtarisht investitorin indian, nëjrin nga këta vëllezër,  që akuzohen për mashtrim dhe shpërlarje parash.

Përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e sterling, por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.

Skandali u bë publik në janar të vitit të kaluar kur Agjencia e Krimit Ekonomik në Indi arrestoi Drejtorin e Andra Bank, bankës më të madhe e cila kishte lëvruar kreditë për vëllezërit Sandesara. Në po të njëjtën kohe autoritetet indiane bllokuan pronat e kompanisë Sterling Biotech, e cila u fut në proces falimentimi.

Por dy vëllezërit Sandesara u arratisën nga India. Deri vonë autoritetet indiane besonin se Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara ishin arratisur në Nigeri dhe më pas në Emiratet e Bashkuara Arabe, vende me të cilat India nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Por gjatë kohës që ishin në kërkim nga autoritetet indiane dy vëllezërit Sandesara kanë mbërritur në Shqipëri. Në 6 shkurt të vitit të kaluar, kur ishin në kërkim ndërkombëtar, ata kanë arritur të marrin nënshtetësinë shqiptare, gje që i bën të paesktradueshëm në vendin e tyre megjithëse në 19 mars gjykata indiane ka autorizuar shpalljen në kërkimi.

Me ardhjen në Shqipëri në fund të vitit 2017, Nitin dhe Chetankumar Sandesara kanë ngritur dy kompani në sektorin e ndërtimit, Tulja Real Estate dhe Laxmi Real Estate.