“Bizneset s’po gjejnë punëtorë” – Azemi: Po më vije keq për ta, por vet e kanë sjellë këtë situatë
Ikja e fuqisë punëtore jashtë vendit ua ka vështirësuar situatën bizneseve të cilat nuk po kanë punëtorë. Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se pagat duhet të rriten në sektorin privat, sepse ikja e punëtorëve për shkak të kushteve të këqija, po i lë bizneset pa ta. Azemi…
Lajme
Ikja e fuqisë punëtore jashtë vendit ua ka vështirësuar situatën bizneseve të cilat nuk po kanë punëtorë.
Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se pagat duhet të rriten në sektorin privat, sepse ikja e punëtorëve për shkak të kushteve të këqija, po i lë bizneset pa ta.
Azemi ka theksuar se i vije keq për bizneset të cilat nuk po gjejnë punëtorë, por që sipas tij, vet e kanë sjellë këtë situatë, për shkak të mos krijimit të kushteve me të mira për ta.
“Kanë hezituar që të ofrojnë kushte minimale dhe tani unë nuk e kam menduar kurrë se do të më vije keq për biznesmen, për punën që ai ka bërë, po megjithatë, po them se edhe ne kemi shpirt seriozisht, po them se më vjen keq për pozitën e biznesmenëve çfarë kanë ra në mungesë të punëtorëve, por këta e kanë bërë vetë, pronarët e kompanive së bashku me politikat e qeverisë së Kosovës”, ka thënë Azemi.
Ai shtoi se fokusi i tij si kryetar i FSPTSPK-së, do të jetë përmirësimi i pagave të punëtorëve në markete.
“Tani mund të flasim për punëtorët në tërësi, nuk dua të them diçka çka nuk është në realitet. Punëtorët e ndërtimtarisë e kanë një gjendje tepër më të mirë se sa kanë qenë më herët, për çdo ditë jam me ta, mesatarisht një punëtorë i thjesht që nuk e njeh asnjë lami të punës, tani paguhet 30 euro ditën, paguhet ushqimi dhe ka transport, që në një formë pak a shumë është një gjë që mund të themi se është solide. Përderisa të tjerat, është një gjendje shumë e rëndë. Kemi punëtorë nëpër markete që ende marrin 250 deri 300 euro, të cilat po themi ne që tani duhet të fokusohemi te ta dhe është diçka shumë reale. 50 për qind të projektit që duhet të kryen në vitin 2024 edhe ma shumë do të mbesin pa u realizuar për shkak të mungesës së punëtorëve”, ka thënë ai, raporton EO.
Mos ngritja e pagave, kushtet e dobëta të punës, puna e stërzgjatur, ka bërë që të rinjtë të ikin nga Kosova dhe shumë biznese po rrezikohen të mbyllen si pasojë e mungesës së punëtorëve.
Madje, ka raste kur bizneset marrin punëtorë edhe nga Banglladeshi.