Bizneset nën dry, ministria u thotë se nesër e keni afatin e fundit t’i paguani tatimet

Bizneset ndodhen para datës së fundit të deklarimit dhe pagesës së tatimeve të cilat u janë grumbulluar për dy muaj, shtuar kësaj tatimet e muajit Prill të cilat do të deklarohen dhe paguhen në datat e rregullta të përcaktuara me ligjet tatimore. Sipas ekspertëve kjo e rëndoi gjendjen e bizneseve edhe më shumë.