Bizneset në Prishtinë inspektohen lidhur me zbatimin e masave anti-COVID

 Drejtoria e Inspekcionit ka zhvilluar sot disa inspektime në biznese të ndryshme në Prishtinë.

Lajme

26/10/2020 14:44

Inspektimi është bërë për të shikuar nga afër se sa po respektohen masat e ndërmarra nga institucionet e vendit lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19, transmeton lajmi.net.

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri tha se bizneset po respektohen lidhur me zbatimin e masave si: Vendosja e maskës, distance dhe dezinfektuesit./Lajmi.net/