Krim i organizuar dhe bixhoz, arrestohen 9 persona

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të gjerë policor, në pesë rajone të ndryshme, me ç’rast ka rezultuar me arrestimin e nëntë personave të dyshuar për veprat penale ‘organizim të skemave piramidale, bixhozit’ dhe ‘krim të organizuar’.

Lajme

22/04/2016 11:12

Operacioni policor është realizuar me urdhëresë të gjykatës kompetente dhe në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe ATK-në, si dhe të asistuar nga njësi policore (NJSO dhe NJRSH), ku janë kontrolluar 21 lokacione në rajonet e Prishtinës, Pejës Gjakovës, Gjilani dhe Ferizajt .

Personat e arrestuar në këtë rast janë Q. M. i lindur me 1989, M. A. i lindur me 1954, A. B. ilindur me 1989, SH. B. i lindur me 1981, G. N. i lindur me 1987, M. K. i lindur me 1985, P. N.i lindur me 1984, B. B. i lindur me 1986 dhe S. B. i lindur me 1967.

Sipas Policisë, gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar si prova materiale2 armë zjarri, 9 fishekë, 125 aparate të lojërave të fatit, 1 rulet, 15 shtëpiza kompjuteri, 9 KENO lojëra ,1 aparat për shtypje te tiketave, 9 DVR regjistrues,10906.10 € euro para kesh dhe dokumente të ndryshme, librat e shitjes etj.

Personat e dyshuar me urdhëresë të proku rorit janë dërguar në mbajtje.