Bislimi shkon në Hagë ta vizitojë Veselin, ndan fotografi nga atje

Kryetar i Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, ka treguar se ka vizituar ish kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.

Lajme

07/06/2022 15:53

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi, ka thënë se emocionet kanë qenë të mëdha, por që krenaria ka qenë edhe më e madhe, shkruan lajmi.net.

Ai po ashtu ka thënë se, i përcjell të falat më të përzemërta nga Veseli, të cili i është referuar si “heroi ynë i gjallë”.

“Ju përcjell të falat më të përzemërta nga çlirimtari ynë, heroi ynë i gjallë, Kadri Veseli. Emocionet ishin të mëdha, por krenaria edhe më e madhe!”, ka thënë Bislimi.

Përndryshe, Veseli, një ka udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjendet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. /Lajmi.net/