Bislimi (PDK): Numri i testeve për koronavirus në Kosovë është shumë i ulët

Donjet Bislimi nga PDK-ja ka thënë që në Kosovë është një numër shumë i vogël i testimeve që po bëhen për koronavirusin.

Lajme

07/04/2020 19:01

“Menaxhimi në nivel nacional, ka mundur të bëhet në mënyrë më të mirë. Duke marrë parasysh numrin e paktë të testeve që bëhen në Kosovë, kjo e bën që të ketë rrezik të mos zbulimit në kohë të virusit”.

“Masat për parandalim të pandemisë, janë të mirëseardhura por janë të vonshme. Numri i testimeve është i vogël, duke na lënë në një terr informativ. Nëse kishim pasë testime më të shumta në lidhur me rastet, do të kishim më të lehtë të menaxhojmë me situatën”.

Bislimi në Info Magazine në Klan Kosova, ka theksuar se në pjesën veriore janë 27 persona të infektuar dhe një i vdekur, por që nuk janë raste të evidentuara nga Ministria e Shëndetësisë.

“Të infektuarit që thuhet që janë 27 në pjesën veriore dhe një i vdekur, por që nuk janë raste të evidentuara në statistikat e MSH-së dhe kjo e bën të rrezikuar pjesën jugore. Sëmundja nuk njeh nacionalitet ose racë dhe si mjek i ri e shoh që probabiliteti është i madh të përhapet infeksioni”.

“E kemi një të vdekur nga Leposaviqi dhe nuk kemi asnjë informatë nga Ministria e Shëndetësisë. Virusi nuk njeh njësi administrative dhe nuk e di se a është në jug apo veri. Ky neglizhim i situatës në veri ka bërë që të rrezikohen të gjithë banorët”.