Bislimi kërkon të votohet Vitia: Kemi nevojë për rrjet më të mirë të internetit

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka publikuar një video ku apelon tek qytetarët që ta votojnë kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Arben Vitinë.

Lajme

11/11/2021 15:31

Bislimi shfaqet tek parku i lagjes ‘Ulpiana’ ku tregon për problemet me të cilat përballet kjo lagje, shkruan lajmi.net.

Ndër të tjerash, Bislimi thotë se banorët e kësaj lagje kanë nevojë për një rrjet më të mirë të internetit, gjë që nuk është kompetencë e menaxhmentit komunal, pasi që kompanitë që ofrojnë këto shërbime janë private dhe kanë marrëveshje individuale me qytetarët.

“P.sh soliteri mbrapa meje ka nevojë për një renovim komplet, në mënyrë që të bëhet si shembull apo symbol i lagjes. Në pjesët tjera përreth, ka nevojë për izolim dhe fasadim…Të gjithë ne si kalimtarë, banues, frekuentues të parkut, kemi nevojë për një rrjet më të mirë të internetit”, thotë Bislimi në videon e postuar në Facebook. /Lajmi.net/