‘Bisha’ e Wolves bën një përgatitje të çuditshme para ndeshjeve, a është kjo e lejuar?

Wolverhampton kanë mposhtur 1:0 Olympiacos të enjten mbrëma për të siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Sport

07/08/2020 12:58

Wolves mori një tjetër fitore për të vazhduar me suksese rrugëtimin e tyre në Evropë, dhe një detaj interesant është vërejtur para fillimit të ndeshjes.

Përkatësisht, në Wolves, kanë spërkatur Adama Traore me vaj fëmijësh, në mënyrë që të bëhet e vështirë për kundërshtarët që ta ndalojnë atë.

Dihet së shpejtësia e Traore është pika e tij më e fortë, dhe kundërshtarët në këtë mënyrë do ta kenë të vështirë ta kapin krahun e tij.

Nuk dihet nëse kjo është e lejuar, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim./Lajmi.net/