“Bisha” e Trepçës rikthehet në Kosovë, këtë herë me fanellat kuq e zi

Qendra e fuqishme amerikane Andrew Gordon do të luajë përsëri në elitën e basketbollit kosovar. Por këtë herë si pjesë e klubit gjakovar, KB Vëllaznimi. Gordon është i gjatë 207 centimetra dhe është i njohur për basketbollin tonë. Ai pati paraqitjet fantastike me Trepçën, ku u paraqit dy edicione dhe fitoi trofe në basketbollin kosovar.…

Sport

15/12/2025 15:13

Qendra e fuqishme amerikane Andrew Gordon do të luajë përsëri në elitën e basketbollit kosovar.

Por këtë herë si pjesë e klubit gjakovar, KB Vëllaznimi. Gordon është i gjatë 207 centimetra dhe është i njohur për basketbollin tonë.

Ai pati paraqitjet fantastike me Trepçën, ku u paraqit dy edicione dhe fitoi trofe në basketbollin kosovar.

Përveç Trepçës, Gordon ka luajtur edhe në Bullgari, Uruguai dhe së fundmi në Britani të madhe me Caledonia Gladiators.