Birra u ndihmon meshkujve të performojnë më mirë në seks

Sipas ekspertëve, birra mund ta bëjë mashkullin më të mirë në shtrat.

Lifestyle

30/10/2015 19:18

Dr. Kat Van Kirk thotë se ka disa arsye shkencore pse disa gota birrë e përmirësojnë performancën e mashkullit në shtrat.

Eksperti dhe terapeuti i seksit nga LA beson se disa gota birrë e ndihmojnë mashkullin që të zgjasë më shumë në seks, transmeton lajmi.net.

Birra është përplot fitoestrogjenë nga alkooli – dhe këta janë dëshmuar shkencërisht se e zgjasin orgazmën.

Kështu, meshkujt të cilët preferojnë birrë mund të presin një performancë më të mirë në seks dhe një erekcion më të gjatë.

Kjo ndodh për shkak të sasisë së lartë të hekurit e cila rritë sasinë e qelizave të kuqe të gjakut dhe qarkullimin e gjakut në penis. /lajmi.net