Biri i Vilanovas, stërvitet me Barcelonën

Adria Vilanova, biri 16-vjeç i ish trajnerit Tito dhe futbollist i ekipit B të Barcelonës, ka stërvitur me ekipin e parë të gjigantit katalan. Ai, së bashku me Dan Seguran dhe Roger Rieran, kompletuan grupin e skuadrës seniore të trajnerit Gerardo Martino, ka njoftuar uebfaqja zyrtare e Barcelonës. Kapiteni Carles Puyol, i cili mungoi për…

Sport

27/09/2013 12:14

Adria Vilanova, biri 16-vjeç i ish trajnerit Tito dhe futbollist i ekipit B të Barcelonës, ka stërvitur me ekipin e parë të gjigantit katalan.

Ai, së bashku me Dan Seguran dhe Roger Rieran, kompletuan grupin e skuadrës seniore të trajnerit Gerardo Martino, ka njoftuar uebfaqja zyrtare e Barcelonës.

Kapiteni Carles Puyol, i cili mungoi për gati shtatë muaj si rezultat i lëndimit të gjurit vazhdon përgatitjet e tij para rikthimit në fushë, dhe po ashtu mori pjesë në stërvitje.

Adria Vilanova, konsiderohet si shpresë e skuadrës së parë për të ardhmen duke qenë pasardhës i babait të tij Tito, i cili u largua nga posti i trajnerit në fund të stinorit të kaluar për të vazhduar betejën e tij me kancerin në gjëndrat e pështymës.