Biri i Thohirit është Juventin

Erick Thohir në fundjavë, u zgjodh president i ri i Interit, në vend të Massimo Morattit. Biznesmeni nga Indonezia është shprehur mjaft entuziast për detyrën e re, dhe ka premtuar se do t’i shndërrojë Nerazzurrët në një prej dhjetë skuadrave më të mëdha në botë. Por, me vete ai ka një të kuriozitet. Njëri nga…

Sport

19/11/2013 19:30

Erick Thohir në fundjavë, u zgjodh president i ri i Interit, në vend të Massimo Morattit.

Biznesmeni nga Indonezia është shprehur mjaft entuziast për detyrën e re, dhe ka premtuar se do t’i shndërrojë Nerazzurrët në një prej dhjetë skuadrave më të mëdha në botë. Por, me vete ai ka një të kuriozitet.

Njëri nga djemtë e tij është tifoz i skuadrës rivale të Interit, Juventus. “Kam një djalë tifoz të Juventusit por besoj se pas disa muajsh do të bëhet Interist”, deklaroi Thohir gjatë një interviste për Eurosport.it.

Thohir ka shprehur edhe admirimin e tij për ish trajnerin e Interit, Jose Mourinho.

“Mourinho është një trajner i madh, një prej më të mëdhenjve në botë”,  deklaroi ai, derisa premtoi se do t’i bëjë “dhurata” trajnerit Walter Mazzarri duke i sjellë futbollistë kualitativ në skuadër.