Binaghi: Të futemi në fazën e tretë, jemi sporti më i sigurt

Ish reketi italian, Binaghi, ka folur përsëri lidhur me tenisin dhe atë se kur pritet të rifillojnë turnetë.

Sport

29/05/2020 19:31

Angelo Binaghi beson se tenisi është sporti me rrezikun më të vogël nga koronavirusi, dhe bën thirrje që tashmë të kalohet në fazën e tretë të daljes nga izolimi.

Binaghi thotë se garat internacionale do të fillojnë qysh nga shtatori i këtij viti, ashtu siç është paralajmëruar edhe më parë.

“Sapo të jepet drita e gjelbër do të kemi një kalendar tejet të ngjeshur. Shpresoj të jetë çështje ditësh për dritën e gjelbër”, ka thënë Binaghi, transmeton lajmi.net.

Tutje, Binaghi ka zbuluar se BNG Italy do të zhvillohet në mes të shtatorit, atëherë kur pritet të fillojë edhe Roland Garros.

Andrea Gauenzi, president i ATP, deklaronte ditë më parë se shtatori do ta rikthejë tenisin në normalitet. /Lajmi.net/