BimBimma sjell këngën e re “S’o Ghetto”

Reperi BimBimma sa lansuar premierën e këngës më të re të tij “S’o Ghetto” bashkë me videoklip.

ShowBiz

31/03/2014 17:22

BimBimma është rikthyer. Ai ka lansuar sot videoklipin e këngës më të re “S’o Ghetto”.

Burimi, ‘BimBimma’, njihet si një ndër reperët më të ndryshëm të skenës sonë dhe këtë e vërteton me këngën e re.

Kënga është me muzikë të Yll Nikçit, tekst të vet reperit, RedBox ka bërë mikximin ndërsa bën fjalë për përditshmërinë dhe jetën e çudtishme në Kosovë, të shprehura në mënyrë mjaft interesante.

Kjo është kënga e parë e reperit i cii ka lajmëruar se këtë muaj do të vijë edhe me një bashkëpunim.