BimBimma shpejt me këngë të re

Rep artisti i njohur BimBimma duket se po punon në projektin e ri. Kështu të paktën të bën të mendosh një postim që e ka lënë kolegu i tij Mc Kresha në ‘Instagram’

ShowBiz

27/12/2014 14:17

I pëket Labelit P.I.N.T. Është ky reperi BimBimma, i cili radhitet tek më të dashurit e skenës sonë.

I kushton gjithmonë vargje jetës sociale e problemeve me të cilat ballafaqohemi çdo ditë. Por kësaj radhe nuk bën me dije se me çfarë do të prezantohet në publik.

Në fakt ai vetë nuk ka treguar asgjë, por duke u bazuar në një mbishkrim që ka lënë Mc Kresha në ‘Instagram’, ku shkruan “BimBimma, Wazzap…New”, të shtyn të mendosh se diçka e re nga ai po vjen. Lajmi.net