Bim Bimma i kundërpërgjigjet Feros, pas ftesës për ‘betejë hip-hopi’

Bim Bimma i është përgjigjur menjëherë Feros.

ShowBiz

14/08/2020 17:01

Fero ka vendosur t’i shpalë ‘luftë’ disa prej reperëve më të njohur të skenës muzikore shqiptare, shkruan lajmi.net.

Ai publikoi disa video në Instagram, ku thotë se i fton në ‘betejë hip-hopi’ reperët Mc Kresha, Lyrical Son, Bim Bimma dhe Ergen.

“E ftoj MC Kreshën, Lyrcal Sonin, me u shty në betejë me mua, në daç le ta marrin BimBimmën, në daç le ta marrin Ergenin, në daç le ta marrin këdo prej piunave të vegjël që i kanë, në betejë me mua, jo kopi të gjithëve. Në daç në emision, në daç para publikut krejt me pa publiku, në daç ku të dush shtyhemi me rep, me rep shtyhemi, shikojmë kush është më i fort, cili prej juve, këta që i përmenda”, tha ai.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bim Bimmës, i cili shpërndau videon e reperit në Instagram dhe iu drejtua me disa fjalë.

“Hajt se të kalon babo”, ka shkruar Bimma në video, duke treguar se nuk e ka marrë seriozisht ftesën e tij.

E gjithë kjo vjen pak ditë pasi Fero kishte një “sherr” me Robert Berishën në Instagram. /Lajmi.net/