Billie Eilish merr pjesë në protestën paqësore në Los Angeles

Billie Eilish u ul në gjunj teksa iu bashkua protestuesve në protestën paqësore “Black Lives Matter” pas vrasjes së George Floyd.

ShowBiz

05/06/2020 23:20

Billie Eilish është një nga disa të famshmit që po përdorin platformat e tyre në rrjete sociale për të promovuar mbështetjen e komunitetit me ngjyrë mes protestave mbarëkombëtare, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Por, fituesja e pestëfishtë e “Grammy” ka marrë treguar mbështetjen e saj përtej rrjeteve sociale edhe në rrugë.

Ajo postoi një video të enjten në Instagram teksa ishte ulur gju ndërsa mori pjesë në një protestë paqësore në Los Angeles, pas vrasjes së George Floyd nga ish-oficeri i policisë në Minneapolis, Derek Chauvin.

Kanye West gjithashtu u bashkua me një protestë ndërsa marshoi me një turmë nëpër qytetin e tij të lindjes.

Ai gjithashtu ndau një fond për pagimin e shkollimit për vajzën gjashtëvjeçare të Floydit, Gianna, përveç që dhuroi 2 milionë dollarë pas vrasjes së Floyd, Ahmaud Arbery dhe Breonna Taylor.

Edhe të famshëm të tjerë u solidarizuan me protestuesit, përfshirë Lana Del Rey, Miley Cyrus, Lizzo, Lady Gaga, Machine Gun Kelly, Dwayne Johnson, Kim Kardashian, Selena Gomez, e shumë të tjerë. /Lajmi.net/