Bill Gates i dobët në shah

Epiteti i njeriut më të pasur në botë dhe i magnatit të kompjuterëve nuk do të thotë domosdoshmërisht se jeni lojtar i mirë i shahut. Bill Gates e mësoi këtë në ballafaqim me kampionin e ri të botës në shah, Magnus Carlsen, të Norvegjisë, i cili e mposhti me lehtësi, pas vetëm nëntë lëvizjesh. Ndeshja…

Sport

27/01/2014 14:54

Epiteti i njeriut më të pasur në botë dhe i magnatit të kompjuterëve nuk do të thotë domosdoshmërisht se jeni lojtar i mirë i shahut.

Bill Gates e mësoi këtë në ballafaqim me kampionin e ri të botës në shah, Magnus Carlsen, të Norvegjisë, i cili e mposhti me lehtësi, pas vetëm nëntë lëvizjesh.

Ndeshja u zhvillua gjatë emisionit të famshëm norvegjez-suedez i udhëhequr nga prezantuesi norvegjez Fredrik Skavlan. 58-vjeçari, themelues i Microsoftit u sfidua në meçin që u transmetua në Norvegji, Danimarkë, dhe Suedi.

Gates humbi lehtë. Gates e dha maksimumin e tij kundër Carlsen, 23-vjeç, por ky i fundit ishte i pamëshirshëm duke e mposhtur pas vetëm nëntë lëvizjesh.