Bill dhe Melinda Gates janë zyrtarisht të divorcuar

Bill Gates dhe Melinda French Gates janë zyrtarisht të divorcuar, pasi një gjykatës miratoi ndarjen e tyre të hënën.

Bota

03/08/2021 08:22

Çifti që u martua në vitin 1994, njoftoi në maj se do t’i jepnin fund martesës së tyre pas 27 vjetësh.

Sipas dokumenteve, Melinda nuk planifikon të ndryshojë mbiemrin e saj. Melinda dhe Bill u martuan në 1994 në Hawaii dhe ndajnë tre fëmijë së bashku.Ata u takuan pasi ajo filloi të punonte në Microsoft si menaxhere produktesh në vitin 1987.

Themeluesi i Microsoft aktualisht vlerësohet se ka një pasuri prej 152 miliardë dollarësh dhe nuk është e qartë se si do të ndahet pasuria mes ish çiftit.