Biletat për ndeshjen Kosovë – Bullgari dalin në shitje të hënën, ky është njoftimi i FFK

Kosova do të luaj dy ndeshje miqësore gjatë muajit mars, kundër Danimarkës dhe Bullgarisë.

Sport

09/03/2019 20:27

Këto dy ndeshje do të zhvillohen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë, dhe interesimi është tejet i madh.

Deri më tani, shitja e biletave për ndeshjen ndaj Danimarkës ka ecur mirë, por ka kërkesa të mëdha edhe për ndeshjen ndaj Bullgarisë.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se të hënën do të fillojë shitja për ato bileta.

Njoftimin e plotë të FFK, lajmi.net ua përcjell më poshtë:

9 mars, 2019 – Procesi i shitjes së biletave për ndeshjen miqësore Kosovë – Danimarkë, e cila zhvillohet më 21 mars, po ecën pa pengesa dhe me ritëm mjaft të mirë nëpërmjet platformës online ëëë.tiks.app

Deri më tash është shitur pjesa më e madhe e biletave, derisa në dispozicion të dashamirëve të futbollit janë edhe rreth 2200 bileta. Biletat e tribunës lindore po thuajse janë shitur plotësisht, derisa në tribunën perëndimore janë edhe rreth 600 vende të lira në tribunat P1 dhe P4, si dhe rreth 400 vende në ulëset VIP.

Procesi i shitjes së biletave po ecën pa probleme dhe pa ngarkesë, derisa sipas pronarëve të platformës Tiks.app problemet e vetme shfaqën tek ata qytetarë që nuk kanë shumë njohuri me procesin e blerjeve online, por që stafi i kompanisë vazhdimisht po ua jep këshillat e nevojshme për t’ia bërë sa më të lehtë procesin e finalizimit të blerjes së biletës.

Ndërkohë, shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020”, Kosovë – Bullgari, do të nisë, të hënën, më 11 mars. Procesi i shitjes së biletave për dy ndeshjet është ndarë me qëllim që të shmanget mbingarkesa dhe rënia e sistemit e platformës Tiks.app. /Lajmi.net/