Bileta e lirë iu kushton shtrenjtë

Bileta e lirë i gëzoi për një kohë, por ajo iu kushtoi më shtrenjtë se që mendonin. Një çift nga Glenfield, Leicester, Britani e Madhe, e rezervoi një biletë ‘falë’ prej vetëm 800 funtesh, për të udhëtuar nga Birminghami për në Trinidad, ku do t’i kalonte pushimet. Mirëpo, ata ia kishin ‘huqur’ rezervimit online, të…

Lifestyle

13/01/2014 06:35

Bileta e lirë i gëzoi për një kohë, por ajo iu kushtoi më shtrenjtë se që mendonin. Një çift nga Glenfield, Leicester, Britani e Madhe, e rezervoi një biletë ‘falë’ prej vetëm 800 funtesh, për të udhëtuar nga Birminghami për në Trinidad, ku do t’i kalonte pushimet.

Mirëpo, ata ia kishin ‘huqur’ rezervimit online, të cilin e kishin bërë nga Birminghami që gjendet në Alabama të SHBA’ve, e jo nga Birminghami që e njihnin ata.

Kevin Jones dhe bashkëshortja e tij, Jeanette mbetën të zhgënjyer kur e kuptuan se bileta nuk vlente për relacionin që mendonin ata, duke mbetur pa shkuar në vendin tropikal. Jones e mori veturën dhe e la aeroportin në West Midlands, duke u kthyer në shtëpi.

“Vajza në deskun e informacioneve na tha me një vështrim shumë simpatik se nisja jonë do të bëhej 2,000 milje larg. Ne nuk kishim zgjidhje veçse ta merrnim veturën që kishim vendosur ta linim aty për një kohë të gjatë, dhe të ktheheshim në shtëpi”, deklaroi zotëri Jones për tabloidin britani ‘The Sun’.

Çifti e kishte rezervuar biletën në kompaninë American Airlines, e cila me këtë rast fluturon nga ‘Birmingham-Shuttlesworth International Airport’, që gjendet në shtetin amerikan të Alabamas.

Përkundër distancës prej 4,200 miljesh, të dy aeroportët kanë ngjashmëri të mëdha. Ata janë lëshuar në përdorim në vitin e njëjtë, 1928, përpos ngjashmërisë në emër.

Si ngushëllim, çifti e rezevoi më pas një biletë për në Spanjë, ku i kaloi pushimet në resortin e Benidorm. Një tjetër rast i tillë i kishte ndodhur një gjysheje, e cila fluturoi drejt Grenadas në Karaibe, në vend të Granadas së Spanjës.