‘Bild’: Lewandowski flet për Barcelonën në zhveshtoren e Bayern – duket se gjithçka është e kryer

Robert Lewandowski vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona.

Sport

18/05/2022 09:33

Sulmuesi më i mirë në botë nuk ka rinovuar kontratën e tij me Bayern dhe tashmë preferon kalimin në ‘Camp Nou’.

Sipas raportimeve të gazetarit të ‘Sport BILD’, Christian Falk, i cili është i afërt me Bayern, thuhet se Lewandowski ka folur për Barcën edhe në dhomat e zhveshjes së Bayern, përcjell lajmi.net.

Lojtari thuhet të ketë pranuar një telefonatë teksa ishte në zhveshtore. Ai u lajmërua dhe nisi të fliste në gjuhën polake.

Shokët e skuadrës kanë kuptuar vetëm fjalët “FC Barcelona, FC Barcelona”, insiston Falk.

Gjasat janë shumë të mëdha që Lewa t’i bashkohet Barcelonës gjatë merkatos së verës. /Lajmi.net/