Bilbao kërkon 60 milionë euro për Inigo Martinezin
Athletic Bilbao kërkon hiç më pak se 60 milionë euro për lojtarin e Athletic Bilbaos, Inigo Martinez. “Baskët” nuk e kanë ndërmend të privohen nga shërbimet e futbollistit lehtas, andaj kërkojnë një shumë të majme në mënyrë që të mos dalin bosh, transmeton lajmi.net. Martinez është duke treguar konsistencë tash e sa kohë në mbrojtjen…
Sport
Athletic Bilbao kërkon hiç më pak se 60 milionë euro për lojtarin e Athletic Bilbaos, Inigo Martinez.
“Baskët” nuk e kanë ndërmend të privohen nga shërbimet e futbollistit lehtas, andaj kërkojnë një shumë të majme në mënyrë që të mos dalin bosh, transmeton lajmi.net.
Martinez është duke treguar konsistencë tash e sa kohë në mbrojtjen e spanjollëve, fakt ky që po e shtyen për një interesim të fortë për 31-vjeçarin.
Mbetet të shihet se si do të përfundojë kjo çështje në ditët në vijim. /Lajmi.net/