Bilanci perfekt, Martino nën dyshim

Edhe pse futbollistët e Barcelonës në edicionin e ri të La Ligës kanë shënuar pesë fitore në pesë ndeshjet e para, opinioni i gjerë në Spanjë ka filluar të debatojë rreth asaj se skuadra nuk është më dominuese në posedimin e topit. Debatin e nxiti statistika e ndeshjes Rayo Vallecano-Barcelona në fundjavë ku vendasit kishin…

Sport

24/09/2013 11:43

Edhe pse futbollistët e Barcelonës në edicionin e ri të La Ligës kanë shënuar pesë fitore në pesë ndeshjet e para, opinioni i gjerë në Spanjë ka filluar të debatojë rreth asaj se skuadra nuk është më dominuese në posedimin e topit.

Debatin e nxiti statistika e ndeshjes Rayo Vallecano-Barcelona në fundjavë ku vendasit kishin avantazh në posedim (51-49%), edhe pse mysafirët fituan 0-4.

Kjo ishte ndeshja e parë pas 317 takimesh ku gjiganti katalan ishte në disavantazh ndaj kundërshtarit sa i përket posedimit të topit.

Ekipi po ashtu ka golaverazhin më të mirë në histori të klubit pas pesë xhirove të para, +14, ka të atillë që dyshojnë tek ndryshimi i stilit të lojës pas ardhjes së trajnerit të ri Gerardo Martino, në vend të Tito Vilanovës para fillimit të këtij edicioni. Por, Martino ka mohuar kritikat.

“Nuk më brengosin sugjerimet rreth lojës tonë. Këtu është gjithmonë kështu nëse trajneri është lokal ose holandez. Asgjë nuk do të ndryshojmë. Sezonin e kaluar Barcelona kishte 66 përqind të posedimit, kurse tani jemi në mesatarisht 65.8”, deklaroi Martino gjatë një konference për shtyp.