Bikinit që janë në modë këtë verë

Ndonëse vera sapo ka ardhur, disa tashmë kanë filluar pushimet.

Lifestyle

03/07/2015 20:52

Andaj, për të gjitha femrat që planifikojnë ta vizitojnë bregdetin, më poshtë i kemi përzgjedhur disa nga kostumet e larjes që janë në trend për këtë vit.

1. Kostumi njëpjesësh
12
Nëse nuk keni dëshirë të zbuloheni shumë, atëherë kostumet njëpjesësh janë shumë të përshtatshme. Ekzistojnë stile të ndryshme të kostumeve njëpjesësh të larjes saqë është vështirë të mos gjeni ndonjë që iu pëlqen, megjithatë kostumi i hapur në pjesën e gjoksit është më i rekomanduari për këtë sezon.

2. Seksi dhe sportive
22 (1)
Nëse dëshironi të provoni diçka të re, atëherë përzgjidhni kostume sportive, të cilat janë të përshtatshme për të gjitha format trupore. Nëse zakonisht jeni aktive në plazh, atëherë kostumet e tilla janë më të përshtatshmet.

3. Kostumet e valëzuara
31
Valëzimet janë të mrekullueshme dhe iu ndihmojnë që të tërhiqni vëmendjen aty ku ju dëshironi. Për shembull, nëse keni gjoks më të madh sesa që dëshironi, bikinet e valëzuara ju ndihmojnë që ta largoni vëmendjen e të tjerëve nga gjoksi juaj.

4. Bikini me dy shtresa
41
Ky lloj i kostumeve të larjes është i mrekullueshëm, pasi që dizajni i tij është shumë unik. Pjesa shtesë, e cila është e ndarë nga trupi, ju ndihmon të dukeni më e gjatë dhe të mbuloni edhe më tepër gjoksin.

5. Kostumet me të çara
51
Kostumet e tilla të larjes janë shumë tërheqëse dhe të bukura, mirëpo e kanë një të metë shumë të madhe. Nëse do t’i përdorni këto kostume për një kohë të gjatë, atëherë në trupin tuaj do të mbesin një mori shenjash nga rrezitja. Andaj, mbajeni në mend që kostumet e tilla duhet t’i vishni vetëm 2-3 herë në sezon.

6. Kostumet pa krahë
6
Bikinet pa krahë janë shumë të bukura, pasi që nuk lenë shenja në pjesën e epërme të trupit, si dhe janë të përshtatshme për të gjitha format e trupit. Kostumet e larjes pa krahë ju ndihmojnë gjithashtu që trupi juaj të duket më i gjatë dhe më tërheqës. /fax.al