BIK-u e ka shkarkuar Shefqet Krasniqin

Shefqet Krasniqi nuk është më imam i Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Lajme

17/03/2015 22:08

Bashkësia Islame e Kosovës  e ka shkarkuar nga detyra Shefqet Krasniqin nga janari i këtij viti.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet  Krasniqi, teksa ka folur në një nga radiot lokale.

Ai ka thënë se që nga muaji janar nuk i kryen detyrat e imamit dhe nuk mban ligjërata në këtë xhami. Megjithatë, ai ka thënë se do të vazhdojë të shërbejë dhe të punojë në të mirë të xhematit dhe se nuk synon poste udhëheqëse.