BIK publikon pamje: Sot, 23 vjet më parë forcat serbe dogjën Xhaminë e Ibrit në Mitrovicë
23 vjet më parë, forcat ushtarake serbe i vunë zjarrin xhamisë së Ibrit në Mitrovicë.

Lajme
Xhamia e Ibrit ishte një nga qindra objekte të tjera fetare, të cilat janë shkatërruar nga forcat serbe në Kosovë.
Bashkësia Islame ka publikuar sot një fotografi duke kujtuar këtë ngjarje, transmeton lajmi.net.
“Sot 23 vjet më parë (2 maj 1999) forcat ushtarake serbe dogjën Xhaminë e Ibrit në Mitrovicë.”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
Ndryshe djegia e kësaj xhamie është përkujtuar nga BIK-u, pikërisht ditën e sotme kur në Kosovë, por edhe më gjerë myslimanë të shumtë festojnë Fitër Bajramin./Lajmi.net/