BIK me njoftim për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar besimtarët dhe gjithë opinionin se muaji i Ramazanit fillon këtë të enjte, më 23 mars 2023. Me rastin e fillimit të muajit Ramazan, Kryesia e BIK-ut përgëzon besimtarët në Kosovë, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadeteve dhe solidaritet me njëri-tjetrin. Njoftimi: Agjërimi i muajit Ramazan fillon…

Lajme

21/03/2023 11:25

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar besimtarët dhe gjithë opinionin se muaji i Ramazanit fillon këtë të enjte, më 23 mars 2023.

Me rastin e fillimit të muajit Ramazan, Kryesia e BIK-ut përgëzon besimtarët në Kosovë, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadeteve dhe solidaritet me njëri-tjetrin.

Njoftimi:

Agjërimi i muajit Ramazan fillon më 23 mars 2023

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se muaji i bekuar Ramazan fillon ditën e enjte, më 23 mars 2023.

Me rastin e fillimit të muajit Ramazan, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetve dhe solidaritet me njëri-tjetrin.

Me fat muaji i bekuar Ramazan!

Agjërim të lehtë dhe të pranuar!./Lajmi.net/