Bijnë nga shkëmbi dhe vdesin duke bërë foto ‘selfie’

Një çift polak, derisa ishin duke bërë foto në një shkëmb, kanë rënë dhe janë gjetur të vdekur.

Fun

12/08/2014 00:27

Sipas hetuesve, një çift ka gjetur vdekjen duke bërë foto ‘selfie’. Ata kanë rënë nga një shkëmb dhe kanë përfunduar në Oqeanin Atlantik derisa trupat e tyre janë gjetur të dielën.

Ngajrja ka dodhur në shkëmbet e Cabo Da Roca në Portugali të shtunën ndërsa kërkimet për trupat nuk kanë mundur të zhvillohen atë ditë për shkak të motit të keq.

Rënia nga shëmbinjtë derisa bëjnë foto nuk është një ndodhi e zakonshme tragjike, por hutimet që shkaktojnë mjetet digjitale bëjnë që në botë të shkaktohen shumë aksidente që përfundojnë fatale, e sidomos me vetura.