Bigem shumë shpejt me këngë të re
Milot Hasangjekaj apo si njihet së fundi me emrin artistik Bigem, ka paralajmëruar një projekt të ri.
ShowBiz
Përmes rrjeteve sociale, reperi ka njoftuar se shumë shpejt do të lansohet kënga e tij më re, shkruan lajmi.net.
Titulli i këngës është “Ani ani”, ndërsa në fotografinë paralajmëruese kuptohet që do t’ia bashkëngjes edhe videoklipin dhe është punuar nga BlackFish Entertainment.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Miloti është “Gajle”, këngë kjo të cilën e solli në duet me Genën dhe u prit mirë në publik.
Edhe pse janë në të njëjtin grup me Genc Prelvukajn, tash e një kohë nuk kemi parë një këngë të përbashkët nga “Etnon”. /Lajmi.net/