Big Brother vendos këngën e Fifit, banorët “shpërthejnë” në lot

Këngën e re “Diell” që po bën namin e po e dëgjojmë kudo, Fifi e shkroi gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

ShowBiz

02/12/2021 17:58

Kjo këngë mbrëmë u lëshua për herë të parë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, teksa ka emocionuar të gjithë banorët.

Disa prej tyre u ngritën menjëherë në këmbë, e kishte prej tyre që e shijuan ulur pranë njëri-tjetrit.

Ajo që u emocionua më shumë ishte Arjola e cila një moment u shfaq duke qarë.