‘Big Brother Albania VIP’ apo ‘Përputhen’ cili është emisioni që theu shikueshmërinë?

Janë dy emisionet më të shikuara të momentit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në të gjitha vendet ku ka shqiptarë.

ShowBiz

07/12/2021 18:20

‘Përputhen’ ishte emisioni që theu shikueshmëri klikimesh duke bërë atë emisionin më të ndjekur shqip, shkruan lajmi.net.

Por si duket kohëve të fundit ky fenomen është zbehur pas fillimit të edicionit të ri të ‘Big Brother Albanaia VIP’. Edhe pse të dyja emisionet i takojnë një kanali televizivë, ato po mundohen të i bëjnë konkurencë mes vete.

Pikërisht është ‘Big Brother’ ajo e cila la pas ‘Përputhen’ dhe duke u bërë emisioni që ka thyer të sukseset. Ai për momentin është më i ndjekuri dhe më i përfoluri në të gjitha mediat.

‘Përputhen’, përveq që i është ulur shikueshmëria, ai më nuk po përmendet. E vetmja gjë e cila po e mbanë ende ‘in’ këtë emision është moderatorja e këtij emisioni, Bora Zemani, e cila ka qenë kryetema e ditëve të fundit pas trekëndëshit të krijuar mes Borës-Donaldit-Beatrixit.

Ky emision nga mbi një milionë klikime sa merrte në kanalin e Youtubes , ditëve të fundit po arrinë të mbledhë hiq më pak se 400 mijë klikime.

‘Përputhen’ shumë shpesh ka shfaqur skena të pahijshme në ekranë, bile ka pasur edhe shumë shpesh kërkesa për mbylljen e këtij emisioni./Lajmi.net/