Bien temperaturat, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë ditëve të ardhshme do të mbaj mot me shi dhe borë.

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme, vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit, shkruan lajmi.net.
Sipas IHMK-së, këto masa gjatë ditës së martë do të fuqizohen dhe si pasojë do të ketë rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Për derisa në viset e ulëta parashihen reshje shiu, në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1200m reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla bore.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9-18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-12 m/s.
Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të vendit. /Lajmi.net/