Bie zjarr në një apartament në Tiranë, nis evakuimi i banorëve

Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën “Reshit Petrela” duke çuar në evakuimin e gjithë pallatit. Policia bën me dije se rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të të një pallati. Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po…

Lajme

21/01/2025 17:04

Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën “Reshit Petrela” duke çuar në evakuimin e gjithë pallatit.

Policia bën me dije se rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të të një pallati.

Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Shërbimet e Policisë po marrim masa për evakuimin e banoreve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./TCH