Bie shikueshmëria në Itali

Italia ka humbur mbi 800 mijë spektatorë në edicionin e kaluar. Federata italiane e futbollit ka njoftuar se totali i atyre që vizituan stadiumet ka pësuar rënie prej 6.4 përqind, për dallim nga stinori paraprak.

Sport

15/04/2014 09:59

Numri i tifozëve që shkojnë për të ndjekur ndeshjet e futbollit në stadiumet italiane ka rënë për mbi 800 mijë, ose gjashtë përqind brenda një viti, ka njoftuar Federata Italiane e Futbollit (FIGC).

Derisa futbolli italian vazhdon të jetë në disavantazh ndaj homologëve evropian, raporti vjetor nga FIGC ka konfirmuar problemin e vazhdueshëm.

Report Calcio 2014 ka njoftuar se 13.164.671 personat që përcollën ndeshjet në Serie A, Serie B, ligën e tretë dhe të katërt në divizionet Lega Pro, më 2011-12, kanë zbritur në 12.323.100, në edicionin e ardhshëm.

Kjo përfaqëson rënie prej 838.571 spektatorësh, ose 6.4 përqind. Infrastruktura e vjetët dhe masat e ashpra për pajisjen me bileta me qëllim për të eliminuar dhunën nga stadiumet kanë ndikuar në rënien e shikueshmërisë.

Për dallim nga shtete si Anglia, tifozët e klubeve italiane mund t’i ndjekin të gjitha ndeshjet e skuadrave të tyre në televizion.