Bie serveri i Lotarisë Amerikane

Sot në orën 18:00 dolën rezultatet e Lotarisë Amerikane dhe mijëra shqiptarë donin të dinin nëse ishin fitues.

Lajme

07/05/2019 22:49

Fakti që numri i personave të cilët do të merrnin përgjigjen online ishte shumë i madh ka shkaktuar rënien e serverit në faqen zyrtare të lotarisë.

Pritja e aplikuesve duket se do zgjasë deri nesër pasi të zhbllokohet faqja E-DV-së.

Ndërkohë, për të parë nëse jeni fitues do ju duhet të përdorni numrin unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.

Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.