Bie pak numri i gjobave antiCOVID

Edhe gjatë 24 -orëve të fundit në Kosovë ka pasur një numër të madh të gjobave për mos respektimit të masave antiCOVID.

Lajme

21/09/2021 10:01

Pas shtimit të numrit të infektimeve dhe të vdekurve nga koronavirusi, që nga data 30 gusht Qeveria e Kosovës ka vendosur masat antiCOVID, transmeton lajmi.net

Keto masa të vendosura nga Qeveria ishin paraparë të largohen me datën 13 shtator, por si shkak i mos përmirësimit të situatës me pandeminë COVID-19 ato u vazhduan deri me 26 shtator.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës vetëm gjatë 24- orëve të fundit janë shqiptuar 1 mijë e 500 gjoba për ata që nuk respektuan këto masa. /Lajmi.net/