Bie numri ditor i të infektuarve me Covid-19 në Itali

Italia ka raportuar 2,257 raste të reja me koronavirus në 24-orëshin e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së vendit të hënën.

Bota

05/10/2020 17:46

La Republicca po e konsideron si një rënie numrash, në krahasim me dje kur shteti italian pati 2,578 të infektuar përbrenda një dite, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, Gadishulli regjistroi 16 vdekje të reja për një ditë, të lidhura me sëmundjen Covid-19.

Numri i vdekjeve totale në vend si pasojë e virusit kanë shkuar në 36,002.

Po ashtu, shifra e pacientëve që po merr trajtim në njesitet e kujdesit intenziv nëpër spitalet italiane ka shkuar në 323 (20 më shumë se dje). /Lajmi.net/