Bie nga dritarja, ndërron jetë artisti i njohur

Ka ndërruar jetë Philippe Cerboneschi pasi ka rënë aksidentalisht.

ShowBiz

20/06/2019 21:12

Philippe Cerboneschi (i njohur si “Zdar”), vdiq në Paris të mërkurën, tha agjenti i tij, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

“Ai ra aksidentalisht nga dritarja e një kati të lartë të një ndërtese pariziene”, tha Sebastien Farran, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Cerboneschi formoi grupin “Cassius” me Hubert Blanc-Francard (aka Boom Bass) në 1996.

Ata prodhuan këngë për grupe të tilla si Phoenix, Beastie Boys, Franz Ferdinand dhe ylli francez i hip hopit MC Solaar.

Cerboneschi ishte rreth të 50-ave.

Policia, të cilët nuk kanë konfirmuar shkakun e vdekjes, thonë se po hetojnë aksidentin siç është rutinë në raste të tilla.

Yjet e muzikës të enjten në mëngjes kanë shkruar telegram ngushëllimi për vdekjen e artistit. /Lajmi.net/