Bie nga ballkoni, vdes ambasadorja e Italisë në Australi

Ambasadorja e Italisë në Australi, Francesca Tardioli, është gjetur e vdekur.

Bota

20/02/2022 18:42

Kështu kanë raportuar mediat franceze, teksa thuhet se ambasadorja ka humbur jetën pas rënies nga një ballkon në qytetin e saj të lindjes, shkruan lajmi.net.

Vdekja e viktimës është duke u hetuar nga organet përkatëse.

Ndërkaq, Ambasadorja e Australisë në Itali, Margaret Twomey, shprehu dhimbje për vdekjen e Tardiolit.

“Lajm tronditës për ndarjen nga jeta të ambasadores Francesca Tardioli. E dashur mike. Kolege brilante. Diplomate shumë e respektuar”, shkroi ajo në Twitter të dielën mbrëma.

Ajo e përshkroi Tardiolin si një nga dhuratat më të mëdha të Italisë për Australinë.