Bie nga 1,500 metra lartësi, shpëton pa asnjë thyerje

Pjesëtari i forcave ajrore të Perusë, Amasifuen Gamara, parashuta e të cilit nuk u hap me kohë gjatë një ushtrimi, mbijetoi rënien nga lartësia prej 1,500 metrave pa asnjë kockë të thyer, njoftuan mediet peruane.

Bota

08/05/2014 00:35

Sipas fjalëve të mjekut të urgjencës, Gilermo Pacheco, rreshteri Gamara (31-vjeçar) pas rënies iu nënshtrua kontrollit detaj mjekësor, kurse mjekët e habitur konstatuan se atij nuk i është thyer asnjë kockë.

Mjeku sqaroi se Gamara është hedhur nga aeroplani në lartësi prej 1,500 metrave, por kur deshi të hapte parashutën, litarët iu pështjelluan rreth qafës dhe ai humbi vetëdijen.

“Nuk e dime se çka e ka zbutur rëniene  tij, por ai ka mbetur gjallë. Kjo është çudi e vërtetë”, tha Pacheco.

Rreshteri me fat më pas u dërgua në spitalin ushtarak për hulumtime të mëtejshme.