Bie në greminë, humb jetën një turist çek në Shqipëri
Një turist çek ka humbur jetën pasi ka rënë në një greminë në zonën e Thethit, në Shqipëri.
Lajme
Mësohet se kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë njoftuar policinë për këtë ngjarje. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ende është duke u zhvilluar operacioni i nxjerrjes së trupit të turistit fatkeq nga gremina.
Mësohet se turisti ka humbur jetën, por rrethanat e ngjarjes priten të saktësohen nga policia shqiptare, raporton gazeta Panorama.