Bie në 71 numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19 në Spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se bazuar në raportimet nga dy klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 71 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 57 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Lajme

19/06/2021 10:26

Në QKUK janë të shtrirë 49 pacientë, 12 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 46 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave;

Klinika Infektive, 12 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 37 pacientë;

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë;

14 të konfirmuar positive;

11 me oksigjeno-terapi;

2 në gjendje të rënduar shëndetësore;

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme;

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë;

Spitali i Pejës, 6 pacientë;

Spitali i Gjilanit, 2 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 0 pacientë;

Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë;

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë;. /Lajmi.net/