Bie drastikisht shitja e banesave në Prishtinë, çmimet e tyre mbesin “në qiell”

Në Prishtinë, pavarësisht rënies së shitjes së banesave, çmimet e tyre nuk kanë rënë.

Lajme

17/10/2020 20:33

Sa më afër qendrës, metri katror shitet shumë më shtrenjtë.

Në lagjen Ulpiana ky çmim shkon deri në 1 mijë e 500 euro për metër katror, në Rrugën B deri në 1 mijë euro, në rrugën C deri në 850 euro, në Lagjen Mati deri në 800 euro.

E pavarësisht këtyre çmimeve, kërkesa për blerje ka rënë, e edhe fuqia blerëse, sidomos në kohën e pandemisë.

Sipas shitësve të banesave, me të ardhurat e veta, qytetarët e kanë të pamundur të blejnë banesë.