Bie çmimi i metrit të drurëve, nga 80 euro sa ishte në vitin e kaluar këtë vit është deri në 65

Ky dimër mund të jetë më i lehtë për qytetarët e Kosovës, pasi që lënda kryesore djegëse e tyre gjatë dimrit që është druri është liruar. Nga 80 euro sa ishte vitin e kaluar këtë vit gjendet me çmim nga 60 deri në 65 euro, shkruan lajmi.net. Gazetarja e lajmi.net, Rinë Haziri ka dal në…

Lajme

02/10/2024 19:58

Ky dimër mund të jetë më i lehtë për qytetarët e Kosovës, pasi që lënda kryesore djegëse e tyre gjatë dimrit që është druri është liruar.

Nga 80 euro sa ishte vitin e kaluar këtë vit gjendet me çmim nga 60 deri në 65 euro, shkruan lajmi.net.

Gazetarja e lajmi.net, Rinë Haziri ka dal në treg ku shiten dru dhe ka biseduar me shitësit aty të cilët i kanë treguar arsyet.

“Shumica e qytetarëve janë furnizuar me klima dhe nuk ju duhen shumë dru, tani po hargjojnë më shumë rrymë e kjo është arsyeja kryesore”, ka thënë njëri nga shitësit.

Ai ka treguar edhe për llojin e drurëve që shitet më shumë.

“Zakonisht ata që kanë furra marrin dru ahu i cili lëshon flakë edhe nxemje se iu vyn për shpejtë. Druri qarri edhe bungu digjet më ngadalë por është më mirë për me i nxeh lokalet”, ka thënë ai. /Lajmi.net/ 

Video: