Biden zyrtarisht nominohet nga demokratët për president të ShBA-së

Joe Biden ka fituar zyrtarisht nominimin e Partisë Demokratike për ta sfiduar presidentin amerikan Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.

Bota

06/06/2020 10:00

Në llogarinë e tij në Twitter, Biden ka bërë të ditur se ka siguruar 1,991 delegatët e nevojshëm dhe se do të luftojë për të “fituar betejën për shpirtin e kombit”.

Biden është i nominuari efektiv që nga tërheqja e Bernie Sander në prill të këtij viti.

Kujtojmë se Joe Biden ka shërbyer si zëvendëspresident në administratën e Barack Obamas dhe është mik i dashur i shqiptarëve. /Lajmi.net/