Biden testohet sërish për koronavirus, rezulton negativ
Kandidati i demokratëve për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka dalë sërish negativ në testin për koronavirus.

Bota
Biden është testuar gjatë së shtunës për të marrë pjesë e fushatën e tij zgjedhore.
Ndërkaq kandidati i republikanëve Donald Trump. që synon ta fitojë mandatin e radhës në këtë post kishte rezultuar pozitiv me koronavirus muajin e kaluar, ndërsa më pas kishte deklaruar se është shëruar.
Biden dhe Trump së fundmi kanë mbajtur debatin e radhës për prezentimin e planit të tyre rreth udhëheqjes së SHBA-së.
Një pjesë e madhe e anketave thonë se Joe Biden ishte fitues i debatit dhe po prin para presidentit aktual që e ka edhe kundërshtar në këtë garë.