Biden: ShBA-ja mund të sanksionojë personalisht Putinin nëse Rusia pushton Ukrainën

Presidenti amerikan, Joe Biden, thotë se do të merrte në konsideratë sanksione personale ndaj Vladimir Putinit nëse Rusia pushton Ukrainën.

Bota

26/01/2022 09:38

Biden tha se do të kishte “pasoja të mëdha” për botën nëse Rusia bën një lëvizje ndaj kombit, i cili ndodhet në kufirin e saj jugperëndimor.

Komentet e tij erdhën pasi udhëheqës të tjerë të shteteve perëndimore përsëritën paralajmërimet se Rusia do të paguante një çmim të rëndë për pushtimin, shkruan BBC.

Rusia ka akuzuar ShBA-në dhe të tjerët për “përshkallëzimin e tensioneve” mbi këtë çështje dhe mohon planifikimin për të hyrë në Ukrainë.

Megjithatë, Moska ka vendosur rreth 100 mijë ushtarë pranë kufirit.