Biden rrit numrin e refugjatëve që do të pranohen në SHBA

Presidenti Joe Biden ka hequr kufizimin e numrit të refugjatëve pas reagimeve të shumta nga partia e tij, nga progresistët dhe agjencitë e refugjatëve.

Bota

04/05/2021 09:48

Presidenti demokrat po rrit kufirin nga 15,000 në 62,500.

Biden tha se shifra që ishte më e ulët “nuk pasqyronte vlerat e Amerikës”.

Raportimet thanë se presidenti ishte i shqetësuar të lejojë më shumë njerëz për shkak të një fluksi rekord në kufirin SHBA-Meksikë.

Shifra e re prej 62,500 “fshin numrin historikisht të ulët” të vendosur nga ish-presidenti Donald Trump, tha Biden të hënën, shkruan BBC.

Ai gjithashtu tha që administrata e tij synon të rrisë numrin e refugjatëve që do të pranojë vitin e ardhshëm në 125,000.